Historike – Nazmi Halili sekretari i parë i futbollit gjatë vitit 1991-1999
Gjilan – Ish sekretari i parë i KF Drita, Nazmi Halili në riaktivizimin e KF Drita në vitin 1991 thekson se ai vit duhet të shkruhet me shkronja të arta për KF Drita. “Me gjithë vështirësitë që kishim arritëm të fillojmë garat Republikane të futbollit, ishte dita më e gëzuar ndoshta e jetës sime, 14 shtatori i vitit 1991 kur zhvilluam ndeshjen e parë futbollistike në Llukar afër Prishtinës duke e mposhtur Besëlidhjen e Prishtinës me rezultat 3-1 duke shkruar historinë e KF Drita dhe të vetë shtetit të Kosovës”, kujton Halili.
Vështirësitë që ka pasur populli Shqiptarë e në veçanti sporti Gjilanas e ai Kosovar gjatë viteve të 90-ta nga represioni Serb kur gjithçka kishte rrënuar, ka bërë që në ato momente tejet të vështira shumë njerëz t`i dalin në ndihmë përpos popullit njëashtu edhe sportit.
Pas largimit nga fushat e futbollit futbollistët Shqiptarë mbetën nën mëshirën e fatit të uzurpuar, të maltretuar e të vrarë, por Nazmi Halili me profesion Ekonomist me disa qytetar të vullnetit të mirë të cilët e donin futbollin në asnjë moment nuk ndejën duarkryq edhe pse gjithçka ishte nën vëzhgimin e forcave policore Serbe.
Me largpamësin e tij ekonomisti nga Gjilani, Nazmi Halili organizon KF Drita me shokët e tij menjëherë pas largimit nga fushat e futbollit për ti vënë një themel të fort tani e 26 vite.
“Gjithçka ishte e uzurpuar futbollistët kishin mbetur pa fushë, pa organizim, po shuheshin talentët e futbollit ishte një mjerim i madh të shohësh rininë në rrugë dhe të papunë, por dëshira vullneti dhe respekti ndaj futbollistëve kemi bërë të pa mundurën të mundur që ti riaktivizojmë e të organizohemi për zhvillimin e garave të futbollit”, kujton Halili.
Ish sekretari i parë i KF Drita, Nazmi Halili në riaktivizimin e KF Drita në vitin 1991 thekson se ai vit duhet të shkruhet me shkronja të arta për KF Drita.
“Me gjithë vështirësitë që kishim arritëm të fillojmë garat Republikane të futbollit, ishte dita më e gëzuar ndoshta e jetës sime, 14 shtatori i vitit 1991 kur zhvilluam ndeshjen e parë futbollistike në Llukar afër Prishtinës duke e mposhtur Besëlidhjen e Prishtinës me rezultat 3-1 duke shkruar historinë e KF Drita dhe të vetë shtetit të Kosovës”, kujton Halili.
Në shumë raste në udhëtimet e tyre kishin pasur përcjellje dhe maltretime të ndryshme nga forcat policore Serbe por vullnetin e Nazmi Halilit me shokët e tyre asnjëherë nuk mundën ta mposhtën.
“Janë të panumërta rastet e tilla kërcënimet nga Policia Serbe, gjithmonë me vete kemi pasur dokumentacionin e klubit me vete ishin të shkruara “Kosova Republikë”, por ato asnjëherë nuk ranë në duart e Policisë Serbe ishim shumë vigjilentë, por kam pasur kërcënime se si do të më vrasin pastaj familjen do t’ma mbysin por asnjëherë nuk jam trembur nga kërcënimet e tyre, kam pasur vetëm një qëllim që futbolli jo vetëm i KF Dritës por edhe ai i Kosovës të sheh ardhmërinë e saj të cilën tani po e gëzojmë”, shprehet Halili.
Nazmi Halili i cili tani punon si shef në Tatimin në Pronë në Komunën e Gjilanit, i cili është mjaft i respektuar nga qytetarët Gjilanas për korrektësinë që ka ndaj tyre befasohet me financat të cilat tani i kanë klubet në këtë kohë.
“Edhe pas 25 vitesh çdo cent të harxhuar në KF Drita i kam dhe i ruaj me nostalgji, në atë kohë çdo gjë ka qenë profesionale ndërsa sot kur jemi pranuar në UEFA e FIFA klubet e Kosovës nuk kanë kurrfarë shënime në qarkullimin e fondeve financiare në klube dhe për këtë shkak UEFA i ka penalizuar skuadrat Kosovare të mos marrin pjesë në garat ndërkombëtare kjo është e pafalshme në këto kushte kur ne kishim ëndërruar”, shprehet i befasuar Halili.
Nazmi Halili i harruar nga njerëzit të cilët sot udhëheqin KF Drita është shumë i befasuar që asnjëherë nuk ju falënderuan për kontributin e dhënë në kohërat e errësirës së popullit të Kosovës.
“Unë së bashku me shokët e mijë jemi krenar dhe mburremi me atë që kemi punuar në ato kohëra të vështira, kemi qenë krejt 4-5 persona që kemi arritur ta rikthejmë frymën sportive ne kemi pasur momente kur kemi udhëtuar pa buke e ujë por edhe vetë futbollistët kanë pasur ideal që t`i kundërvihen shtetit policor Serb dhe kjo na ka mbajtur gjallë për gjithë ato vite”, thekson ish sekretari i KF Drita, Nazmi Halili.
Halili gjithmonë i dashuruar pas sportit e në veçanti pas futbollit sot me ëndje po e përcjell Kampionatin Evropian të futbollit, Franca 2016.
“Jam shumë krenar me futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë me paraqitjen e tyre edhe pse në dy takime nuk kemi shënuar fitore, kjo ka qenë një ëndërr e gjithë popullit shqiptarë kudo që janë, jam shumë krenarë edhe me futbollistët shqiptar të cilët luajnë në këtë kampionat në Kombëtaren e Zvicrës e Gjermanisë, janë futbollist dhe djemtë e shumë baballarëve të cilët u deshtë me dhunë të largohen në fillim të viteve 1990 drejt Perëndimit, por ja djemtë e tyre po na bëjnë që të krenohemi me paraqitjen e tyre”, shprehet i lumtur Halili.
Njeriu i cili punoi dhe sakrifikoi për të mirën e rinisë së Gjilanit e në veçanti të KF Drita ka një porosi të veçantë për ata të cilët udhëheqin klubet.
“Tani jemi në UEFA e FIFA nuk duhet asgjë ti lihet rastit, ata nuk falin në asnjë moment dëshmoni dhe duani së pari futbollin, klubin, futbollistët, qytetin e shtetin tuaj, dëshmoni se ne i takojmë Evropës dhe kurrë mos i harroni vuajtjet të cilat i kemi pasur me dekada të tëra”./sylejman ismajli/rajonipress/


