Mobi Casa

Memushaj: Fitojmë ndaj Rumanisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ledian Memushaj mendon se Kombëtarja shqiptare pësoi dy humbje të pamerituara në finalet e Kampionatit Europian.

Mesfushori Ledian Memushaj beson se Shqipëria meritonte më tepër nga sfidat me Zvicrën dhe Francën, megjithatë i bën thirrje shokëve të skuadrës që të përqendrohen te dueli i fundit në grup me Rumaninë.

Mobi Casa

“Normalisht që jemi të mërzitur. por tani duhet ta harrojmë edhe të mendojmë për ndeshjen me Rumaninë, pasi nuk kemi shumë kohë. Zhvilluam një ndeshje të mirë, por ai goli i pësuar në minutën e 90-të na preu këmbët. Besoj që një pikë duhet të kishim marrë. Me këto dy ndeshje meritonim më tepër nga sa kemi arritur. Meritonim një pikë me Zvicrën dhe një ndaj Francës. Por, të gjitha këto duhet ti hedhim pas shpine”, ka deklaruar Memushaj.

“Nuk e kemi bërë ende analizën për ndeshjen me Francën. Ajo ndeshje duhet harruar. Kemi tre ditë për të përgatitur ndeshjen me Rumaninë që duhet ta fitojmë me patjetër. Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Rumaninë. ata kanë vetëm një rezultat sepse duan të fitojnë, ashtu si edhe ne. Pres një ndeshje të bukur me hapësira”, shtoi mesfushori i Kombëtares.