Hitzfeld: Mos e kritikoni Shaqirin, nuk ka faj!
Ish selektori i Zvicrës, Otmar Hitzfeld ka bërë thirrje që mediat zvicëriane ta vlerësojnë më drejt formën e Shaqirit dhe mos të hedhin kritika në drejtim të tij. Sipas Hitzfeld, Shaqiri nuk vlerësohet objektivisht.
“Mos e gjykoni Shaqirin në mënyrë objektive. Kundër Rumanisë ai u përpoq shumë, por ende nuk e ka besimin e madh në vete. Ana e djathtë ka funksionuar mirë dhe Shaqiri ndihmoi edhe në mbrojtje. Njerëzit presin që Shaqa gjithmonë të bëjë mrekulli, por këtë mund ta bëjë në ndeshjet e ardhshme. Jam i bindur se në ndeshjet e radhës në Kampionatin Evropian Shaqa do të rikthehet më i fortë dhe “Euro 2016″ të jetë turneu i tij. Nuk bën të kritkohet vetëm Shaqiri pasi që asnjë futbollist nuk ka bërë diferencën te Zvicra deri tani” ka thënë Hitzfeld./Indeksonline/


