Zbulohet projekti i ri muzikor i Xhensila Myrtezajt
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar në profilin e saj në Snap Chat disa foto dhe video ku shfaqet me pamje të ndryshme dhe mjaft të kuruara.
Këngëtarja ka nisur xhirimet e klipit të saj më të fundit, i cili premton të jetë mjaft veror.
Gazeta Express ka siguruar edhe një video nga pjesë e xhirimeve të klipit të këngëtares ku e shohim dhe me njërin nga veshjet në SnapChat. Nuk dihet ende se kur do të publikohet kjo këngë nga Myrtezaj, por ajo duket mjaft në formë.


