Uji Dea

“Nëse Shaqiri zgjedh Kosovën, ne duhet ta respektojmë zgjedhjen e tij”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deklarata e Xherdan Shaqirin ku e lë të hapur mundësinë që pas Euro 2016 të zgjedh të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës, ka qenë tema e ‘nxehtë’ dje në mediet zvicerane.

24 vjeçari që është deklaruar i pakënaqur me hierarkinë e kapitenëve të Zvicra, ka thënë se do të mendohej nëse nga Kosova i vjen një ofertë për t’u bërë kapiten.
Largimi eventual i Shaqirit nga Zvicra, do të ishte humbje e madhe për helvetikët, dhe natyrisht prurje e mirëseardhur për Kosovën.

Eco Higjiena

Por mediumi që Shaqiri ka dhënë këtë intervistë, Tribune de Genève, ka shkruar se nëse anëtarit të Stoke i vije ftesa nga Kosova, dhe nëse e pranon, në Zvicër duhet të respektohet ky vendim.

“Thirrja do t’i vije, me siguri. Xherdan Shaqiri do të përballet me një zgjedhje personale. Dhe në qoftë se ai zgjedh Kosovën, ne duhet ta respektojmë zgjedhjen e tij. Për gjithë ato që ai ia ka sjellë Zvicrës”, shkruan Tribune de Genève, transmeton Indeksonline.