Koncertet e shumta nuk e ndalin Lorin të agjëroi
E ftuar në emisionin e pasdites ‘Bon Bon’ në RTV21, këngëtarja nga Shqipëria , Lori zbuloi shumë gjëra interesante nga përditshmëria e saj.
Pasi që foli rreth projekteve dhe angazhimeve të saj në koncerte dhe ahengje familjare, ku këngëtarja tha se kënaqet duke kënduar, ajo zbuloi edhe një gjë interesante.
Lori tregoi se këtë muaj të Ramazanit është duke e agjëruar edhe pse po ka koncerte dhe ahengje të shumta gjatë këtij muaji.
Lori së fundmi ka publikuar projektin e saj të ri të shoqëruar edhe me videoklip të titulluar “Fat”.


