KKVITI

Sa është reale bashkëqeverisja e shqiptarëve të Luginës me Aleksandër Vuçiq?

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mundësia e përfshirjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përbërjen e qeverisë së re të Serbisë, bazuar në takimin e fundit të zhvilluar mes mandatarit për formimin e qeverisë Aleksandar Vuçiq dhe kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, janë reale.

Sipas Halimit, mbetet të shihet gatishmëria e Qeverisëm së Serbisë nëse është e gatshme për kthesë në pozitive karshi problemeve që i kanë shqiptarët apo jo.

Belgzim Kamberi i Këshillit të Drejtave të Njeriut, ka tërhequr vërejtjen që një bashkëqeverisje me Aleksandër Vuçiqin, do të duhej të kishte për bazë realizimin e të drejtave të shqiptarëve.

Mobi Casa

Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit nga zgjedhjet e 24 prillit, ka arrit të jetë bartëse e pushteteve ekzekutive në Preshevë dhe në Bujanoc, ndërsa në Medvegjë ka një vit që është pjesë e pushtetit lokal.

Ndërkaq është përfaqësuar me një deputet edhe në Parlamentin e Republikan, ndërkohë që tanimë kanë filluar negociatat për mundësinë e përfshirjes edhe në Qeverinë e Serbisë./B.Rexhepi-RTK/Titulli.com/