Boks – Sylejmani udhëton në Baku, për të siguruar pjesëmarrjen në Rio 2016
Gjilan – Talenti i madh i boksit Gjilanas e Kosovar, Violant Sylejmani që nga 14-të qershori gjerë me 24 qershor do të jetë nën ethe të rezultateve të tij për të qenë anëtar i Lojërave Olimpike Rio 2016.
Boksieri 20-të vjeçar nga Gjilani Violant Sylejmani, nesër do të udhëton drejt Bakus të Azerbejgjanit, për 10-të ditë qëndrimi ai do t`i zhvillon së paku 5 meqe për të marrë vizën drejt Rio 2016.
Sylejmani i cili bokëson në kategorinë e lehte gjerë në 60-të KG, për këto duele të ringut është përgatitur mjaft mirë duke shpresuar se do të marrë pikët e nevojshme drejt Rio2016.
“Së paku do të kem 5 meqe jam përgatitur maksimalisht do ta japë më të mirën që kam disa boksier i njoh ndërsa disa jo, por më duhen së paku dy meqe për t`i fituar për të marrë vizën drejt Rio2016, jam i përgatitur si nga ana psikologjike njëashtu edhe teknike e kondukcionale, nuk do ta lëshoj këtë rast shumë lehtë”, thekson boksieri Sylejmani.
Sipas trajnerit të Sylejmanit, Nazim Halili i cili njëherit ishte edhe vetë boksier shpreson se boksieri i tij do ta jap më të mirën e tij.
“Në Baku të Azerbejgjanit Violanti do të merr pjesë në një turne ku tubohen pikët Olimpike së paku do të zhvillon 5 meqe e ndoshta edhe më shumë por duhet të jetë fitues në 2 meqe, jam shumë i bindur se do t`ja arrijë qëllimin pasi ka kohë që kemi punuar për këtë turne, Violanti është një talent i cili ka punuar shumë dhe me potencialin që ka do të kthehet triumfues”.
Një përkrahje të madhe boksieri Gjilanas Violant Sylejmani ka pasur edhe nga Komuna e Gjilanit duke e stimuluar me mjete financiare për ti krijuar kushte më optimale drejt sukseseve të tij.
Boksi Kosovarë shpreson se në Lojërat Olimpike në “Rio2016” do ta përfaqësojnë vetëm dy boksier përpos Sylejmanit është edhe boksieri nga Prizreni, Armen Gjoqaj.
Shpresojmë se boksieri Violant Sylejmani do të jetë sportisti i parë në historikun e sportit Gjilanas i cili do të merr pjesë në Lojërat Olimpike, kjo pjesëmarrje e tij do të nderonte jo vetëm qytetin e Gjilanit por edhe shtetin e Republikës së Kosovës./rajonipress/


