ARKATANA

Vata: Shqiptarët e Zvicrës nuk i dhanë zor ndaj Kombëtares

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Rudi Vata, ish ylli i Kombëtares shqiptare, mendon se lojtarët shqiptarët të Zvicrës nuk i kanë dhënë zor ndaj ekipit kuqezi. Ish ylli i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata ka analizuar humbjen e Shqipërisë nga Zvicra (0:1) në ndeshjen e parë të Euro 2016. Ai mendon se lojtarët shqiptarët të Zvicrës nuk i kanë dhënë zor ndaj ekipit kuqezi.

“Ishte një ndeshje, ku në fund fitoi skuadra më e mirë. Megjithatë, duhet theksuar se edhe Zvicra nuk është se i dha shumë gaz. Lojtarët shqiptarë të Zvicrës, përveç Xhemailit, treguan se kanë një ndjenjë për kombin dhe në momente të veçanta nuk u angazhuan si duhet”, ka deklaruar ai për Super Sport.

ARKATANA

“Afrimiteti me lojtarët tanë, shoqëria që ata kanë dhe marrëdhëniet që kanë ndërtuar, bënë që të mos ishin në 100% ndaj Shqipërisë. Skuadra jonë dha maksimumin e mundshëm, ndërsa Zvicra përtej minutave të para në fillimin e lojës, më pas kishte një ritëm më të ulët”, deklaroi ish-kapiteni i Kombëtares.