Uji Dea

Majlinda e vizioneve politike dhe shoqërore

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Portret – Diaspora shqiptare, gjithmonë, ka qenë dhe mbetet një dorë e zgjatur për vendlindjen. Gjeneratat e viteve të 70-ta e këndej, më tepër në perëndim kanë qenë punëtor të krahut, ndarsa tani kanë ndryshuar gjërat. Gjenerat e reja, janë integruar në sistemet politko shoqërore, duke arritur suksese në fushën e veprimtarive politike e shoqërore. Në mesin e kësaj gjenerate të artë, është e personazhi i rrëfimit tonë, e ajo quhet Majlinda Sulejmani-Sulejmani e lindur, më 5 prill 1989, në Gjilan të Kosoves, origjina e së cilës është nga Lugina e Preshevës, përkatësisht Komuna Bujanocit (Breznicë e Epërme).

Familja e Majlindës, në dhjetor të vitit 1989, emigron si shumë familje shqiptare nga Malësia e Bujanocit për në Zvicër, ku vazhdon të jetoj babai i saj Musah Sulejmani.

Profesioni

Majlindja me profesion është politikane, ndërsa nga sfera e mjeksisë, është në kryesi të Departementit të Klinikës paracelsus në appencel të terapive të ndryshme si: infuzione, rehabilitim, hiperthermi, onkothermi, labor, emergjenc, radiografi etj.

Majlinda, shkollimin e shtrinë në këto pika: eksperiencë në emergjencë, eksperiencë në psikiatri si drejtore, mësimdhënëse në shkollat profesionale të mjeksisë, eksperte e rentgenit, eksperte e gipsit në mjeksi, kontabilitet, dhe Masterin në menazhment health si dhe përkthyse.

Po me kaq, nuk mbaron angazhimi i Majlindës, ajo veprimtarinë e saj e shtrinë edhe në fushën e politikës : Ajo është në kryesi të partisë CVP (Partia e mjedisit) të grave të Kantonit San Galles – Kryetare CVP st. Margrethen te kantonit St. Gallen dhe në kryesi të komisionit shëndetësor të San Galles. – Academy of Leadership Sciences Sëitzerland, si eksperte e shkënces dhe praktikës ofrojë këshilla profesionale në fushën e lidershipit të politikës në bashkëpunim me profesor Dr. Fadil Qitakun. Nga ana private e Majlindës, ajo është e martuar me Skender Nazinder Sulejmani’n nga Tërnoci me vendbanim në Zvicër, që ështe edhe menaxher dhe koordinues i saj.

Portali Jetapress, gjithashtu mëson se Majlinda ishte kandidate për Parlamentin Kantonal me 89 vota, por për pak vota nuk arriti të zgjidhet në këtë post shumë të rëndësishëm parlamentar. Megjithatë, Majlinda nuk heq dorë nga garimi i mëtejmë kur të organizohen zgjedhjet me shpresë se do të arrij suksese më të mëdha.

FIDANISHTJA

Planet

Zvicra, gjithashtu ka nevojë për migrantë. Ne duhet të integrohemi në Zvicër në mënyrë që të mund të përfaqësojmë filozofinë, detyrat dhe të drejtat e brendshme dhe të jashtme; kjo është mënyra e vetme për të arritur integrimin e suksesshëm në të dy palët.

Pavarësisht angazhimit në Zvicër, Majlinda, i përcjell zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, duke mbështetur ata politikanë që janë praktikë dhe pragmatikë. Të njëjtin qëndrim e mban edhe për politikën shqiptare në Luginë të Preshevës, e cila sipas saj duhte të jet parimore dhe liderët e saj duhet të jenë unik, në mënyrë që t’i realizojnë interesat e qytetarëve për më shumë të drejta në vendet ku jetojnë.

Vizita

Majlinda, dëshiron, në një të ardhe jo të largët ta vizitojë edhe vendlindjen e babait të saj Breznicën, një vendbanim i brezit kufitar Kosovë – Serbi, pa harruar ta vizitoj edhe Portalin Jetapress, një dritare informative edhe për diasporën.

Redaksia e Jetapress-it i dëshiron Majlindës suksese pa fund, në karriuerën e saj prej politikane dhe të lëmisë së shëndetësisë.