Eko Higjiena

Xhavit Haliti flet për kohën e luftës: Pa Shqipërinë nuk kishim mundur të bëjmë bash asgjë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njëri ndër themeluesit e UÇK’së, Xhavit Haliti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shteti i Republikës së Shqipërisë ka kontribut të madh në luftën e Kosovës.

Madje ai thotë se pa Shqipërinë nuk do të kishte mundësi që të zhvillohej luftë nga UCK-ja.

“Pa Shqipërinë, ne s’kishim mujtë bash kurgjo me bo”, thotë ai.

Në deklaratën e tij është pajtuar edhe ish-reporteri i AP-së, Sylejman Kllokoqi.

ARKATANA

Ai ka thënë se po të mos kishte vijë kufitare me Shqipërinë, Kosova mund të ishte në një gjendje sikur Bosnja.

Haliti në emisionin “Pressing” në T7 ka thënë se ka kërkuar një dokument si garanci që SHBA-të qëndrojnë mbrapa këtij ultimatumi.

“Fillimisht ne kemi zhvilluar një debat brenda delegacionit. Unë kam kërkuar një dokument shtesë që mund të ketë garanci që SHBA-të qëndrojnë mbrapa këtij ultimatimi. Sigurisht ata i kanë pasur mikrofonat dhe na kanë dëgjuar cka po flasim dhe pas 10 minutash ka hy Albright dhe e kanë sjell një shkresë, por pa kokën e departamentit të shteitt, por vetëm si zonja Albrioght.

Kam kërkuar shtesë mendim nga dikush i komunitetit për sigurinë kombëtare të SHBA-së, dhe përgjigja përfundimtare ka qenë “Nëse nënshkruani, asgjësoheni””, ka treguar Haliti.