ARKATANA

Arta Bajrami mahnit me dukjen atraktive prej zeshkaneje në imazhet e fundit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar për fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku është dukur mjaft atraktive.

Ajo i ka mahnitur ndjekësit me dukjen prej zeshkaneje, ndërsa makijazhi i lehtë dhe lentet në sytë e saj, i jepnin një pamje edhe më atraktive.

Mobi Casa

Me këtë dukje, Arta ka bërë të ditur se është nisur drejt emisionit “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, ku ka diskutuar gjerë e gjatë mbi karrierën e saj muzikore.

Përndryshe, këngëtarja Bajrami vazhdon të jetë aktive në tregun e muzikës me projekte të ndryshme muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku.

Aktualisht, kënga e saj e fundit mbetet “Halita” në bashkëpunim me vëllanë e saj, Don Arbas, e cila u publikua në janar të këtij viti. /Telegrafi/