Fundamenti

Harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb, Majko i reagon Vuçiqit: Sovraniteti i Kosovës garantohet nga NATO, e jo nga instagrami

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar ashpër ndaj presidentit serb, Aleskandar Vuçiq, pasi që ky i fundit publikoi një fotografi ku shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb.

Majko përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me këtë veprim që ka bërë presidenti serb, ka treguar se i pëlqen papajtueshmëria.

Majko thekson se sovraniteti i Republikës së Kosovës garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami.

Kujtojmë se ndaj kësaj fotoje të publikuar nga Vuçiq, shqiptarët kanë nisur një fushatë për ta fshirë atë nga Instagrami.

FIDANISHTJA

Reagimi i plotë i Pandeli Majkos:

Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare.

Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram! /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.