UBT

A ka LDK-ja kandidat për president? Flet kryetari i partisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur lidhur me çështjen e presidentit dhe formimin e Qeverisë së re një ditë para takimit që i njëjti do të mbajë me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin në Kuvend të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Në një paraqitje para mediave, Abdixhiku ka thënë se partia e tij do të jetë unike në qëndrime, e se një vendim për çështjen e presidentit do ta marrin sapo të formohet Qeveria e re, në konsultim edhe me deputetët.

“Për të qenë unik karshi diçka duhet të dihet fillimisht çka është ajo, ne ende se kemi kryesinë, unë deputetët e partisë time i takoj shpesh, marr mendime nga ta, me kohë do të definojmë edhe pozicionin tonë të qartë”, ka thënë ai.

KKVITI

Kreu i LDK-së është pyetur nga gazetarët nëse LDK-ja ka një propozim për president.

Abdixhiku ka thënë se këto ide janë çështje që nuk janë diskutuar, e se ftesën për takim me Osmanin e Kurtin e ka quajtur “sjellje të mirë të pozitës”.

“Nuk mund të jap detaje dhe këto ide nuk i kemi diskutuar, është sjellje e mirë prej pozitës, është mirë që po takohemi, kjo është forma që duhet ta ndjekim tash”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.