Uji Dea

A qëndron në sallë PDK-ja kur Kurti votohet kryeministër e Osmani presidente? Flet Hoxhaj

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Albin Kurti e Vjosa Osmani e kanë pritur sot në një takim në Kuvend të Kosovës, u.d e kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, raporton Gazeta Express.

Para gazetarëve, Hoxhaj ka thënë se kanë diskutuar për disa tema, e ka shtuar se ai ka pasur 10 kërkesa për Kurtin e Osmanin si fitues të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Të gjitha këto tema që unë i ngrita, i kam ngritë në takim dhe për të gjitha kemi biseduar në detaje, për disa kemi marrë përgjigje të plotë, për disa të paqartë, ne presim përgjigje prej atyre që duan ti formojnë institucionet”, tha Hoxhaj.

Ai ka thënë se Kurti e Osmani i kanë bërë thirrje që të qëndrojnë në sallë kur të votohet për kryetarin e Kuvendit, kryeministrin e presidentin.

Eco Higjiena

“Është kërkuar pjesëmarrja jonë në seancë edhe kur zgjedhet kryetari i Kuvendit edhe kur zgjedhet Qeveria e presidenti, po ju e dini që ne nuk jemi parti që pjesëmarrjen e ka profesion, ne jemi opozitë. Këtë çështje ai ka thënë se do ta diskutojnë në parti, për të marrë vendim pastaj nëse do të qëndrojnë në sallë apo jo”, shtoi tutje.

“Debati ka qenë përmbajtësor, qëndrimet tona janë të qarta, ne jemi opozitë, nuk jemi departament i resurseve njerëzore, s’jemi as organ i avancimit të njerëzve në karrierë, takimi është drejtuar në parime. Këtë qartësi që e kam para jush, e kam pasur edhe në takimin që e kishim”, tha Hoxhaj.

Ai ka paralajmëruar se ditëve të ardhshme do t’i mbledhin organet e partisë për të marrë vendim për këtë temë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.