Fundamenti

Abdixhiku në cilësinë e kryetarit të LDK-së: LDK nuk ka kohë për të humbur, por duhet të ecë përpara

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas zgjedhjes si i pari i LDK-së ka thënë se sot do të hapin një faqe të re për ta kthyer LDK-në aty ku e ka vendin.

Abdixhiku po ashtu falënderoi ish kryetarin Isa Mustafa si dhe dy kundërkandidatët për kryetar Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën.

“Më lejoni që të falënderoj kryetarin e deritanishëm kryetarin Isa Mustafa, që për 11 vitet e fundit udhëhoqi në shtëpinë tonë të përbashkët. Falënderoj dhe dy kundër kandidatët e mi, Hazirin dhe Mustafën. Të dy me kulturën e tyre politike vendosën një standard të ri të garës, jo vetëm për ldk por përgjithësi spektrin politikë. Sot po e hapim një faqe të re me qëllime të qartë për ta kthyer LDK-në në vendin e vet. Sikurse në pozitë dhe në opozitë, në përballje të lehët dhe fryma populliste u tregu promotere e këtyre vlerave”, ka thënë ai.

Kryetari i ri i LDK-së, gjithashtu theksoi se LDK-ja nuk arriti ti mbaj dhe as të rris mjaftueshmë votuesit e saj, dhe për këtë siç tha ai arsyen duhet ta gjejnë tek vetja.

“LDK nuk arriti të mbaj dhe as të rris mjaftueshëm votuesit e saj, arsyen e vërtetë dhe të vetme e gjejmë tek vetja dhe nga vetja do të nisim rikthimin tonë të madh. Nderojmë të gjithë 110 mijë votuesit tanë. Ldk nderon edhe udhëheqësin paraprake. Pavarësisht gjithë përpjekjeve është bërë e dukshme se ka pakënaqësi si brenda po ashtu edhe jashtë LDK-së.

Ai po ashtu tha se: “LDK nuk ka kohë për të humbur, por ka kohë të për ecur përpara. Ndjej obligim dhe nder t’i prij këtij procesi përpara, kjo detyrë nuk është aspak e lehtë. E gjen LDK-në në frymën populliste, e ideve të majta. Para një obligimi të tillë asnjëri s’mund të qëndrojmë indiferentë”.

ARKATANA

Ndryshe, delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, kanë zgjedhur sot për kryetar të ri të këtij subjekti, Lumir Abdixhikun.

Telegrafi mëson se Abdixhiku ka arritur të marrë mbi 190 vota nga 329 delegatë që kanë votuar, duke arritur të zgjidhet kryetar qysh në raundin e parë.

Në garë për këtë post ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa. Haziri ka marrë 117 vota, kurse Mustafa vetëm 16.

Kujtojmë se në garë ishte edhe Anton Quni, por i njëjti pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor ka tërhequr kandidaturën e tij.

Pas certifikimit të zgjedhjeve, LDK-ja ka dalë partia e tretë me 12.76 për qind të votave. Pas rezultatit të shënuar, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dha dorëheqje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.