Fundamenti

Lidhja e “gardës së vjetër” zgjedh kryetar Lumir Abdixhikun

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lidhja e “gardës së vjetër” ka zgjedhur kryetar 37-vjeçarin Lumir Abdixhiku.

Gazeta Express

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e tetë të LDK-së.

Ekonomisti Abdixhiku është kryetari më i ri që e ka udhëhequr ndonjëherë LDK-në, ndërsa timonin e partisë po e merr në gjendjën më të keqe të saj prej themelimit.

Ai zyrtarisht është pjesë e LDK-së prej vitit 2017 dhe është zgjedhur tri herë deputetë në tri palë zgjedhje. Në të fundit, ai mbante numrin 11 në listë, ndërsa doli i treti më i votuari.

Hidromorava

LDK-ja është akuzuar gjithmonë se nuk po reformohet dhe se vendimet e saj i marrin udhëeqja e quajtur “garda e vjetër”, të cilët janë pjesë e LDK-së prej dekadash.

Ndonëse është përfolur afërsia e Abdixhikut me ish-kryetarin Isa Mustafa, kryetari i zgjedhur i LDK-së kohëve të fundit, së paku publikisht, nuk kishte qëndrime të njëjta me udhëheqjen e partisë. Ai madje nuk kishte pranuar të bëhej ministër i Qeverisë që e udhëhiqte LDK-ja, pas rrëzimit të Albin Kurtit.

Abidxhiku kishte kundërkandidat, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, që numëron disa dekada si pjesë e LDK-së. Kandidat ishte edhe Besian Mustafa, djali i veprimtarit të vrarë të LDK-së, Xhemajl Mustafa.

Pas certifikimit të zgjedhjeve, LDK-ja ka dalë partia e tretë me 12.76 për qind të votave. Pas rezultatit të shënuar, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e deklaroi dorëheqjen. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.