Me 15 qershor shpërblehen sportistët më të mirë Gjilanas
Gjilan – Është bërë traditë nga Komuna e Gjilanit që data 15-të qershor të shpërblehen Laureatët më të mirë të sportit në Komunën e Gjilanit.
Si gjithmonë kjo ditë do të jetë një festë për sportistët e Gjilanit të cilët kanë mundësi të shohin nga afër të arriturat e tyre në lëmin e sportit nga gjysma e vitit 2015 gjerë në gjysmën e vitit 2016.
Siç bënë të ditur koordinatori i aktiviteteve sportive në Gjilan Malazog Hoxha gjithçka është e përgatitur për të nderuar më të mirët në të gjitha sportet e Komunës së Gjilanit.
“Kemi formuar komisionin profesional duke kategorizuar të gjitha kriteret dhe të mbërriturat në të gjitha sferat e sportit duke u renditur nga ato Komunale, Republikane, Ballkanike, Evropiane, Botërore e gjerë tek Olimpiada, si ato ekipore një ashtu edhe ato individuale”.
Hoxha ka bërë të ditur se me datën 15-të qershor tek “Restaurant Planeti” duke filluar në ora 11-të do të jetë ceremonia e më të mirëve.
“Do të jetë gjithçka profesionale do të shpërblehen më të mirët me rezultatet e arritura do të ketë mysafirë të nderuar ndërsa edhe vet kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, do të jetë prezent duke nderuar sportistët e Komunës së Gjilanit”.
Është një vazhdimësi e mirë nga Komuna e Gjilanit e cila përpos që i stimulon skuadrat me mjete financiare ajo në fund edhe i shpërblen duke bërë të ditur se komuna gjithmonë do të jetë përkrah të gjithë sportistëve Gjilanas./rajonipress/


