KKVITI

Palmer: Opozita duhet të qëndrojë në sallë kur votohet presidenti- gjëja e fundit që i duhet Kosovës janë zgjedhjet tjera

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, si dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se SHBA-ja do të punojë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Palmer theksoi se do të donte të shihte një qeveri të fortë, partnere e mirë e SHBA-së.

“Do të dëshironim të shohim qeveri të formuar, qeveri që do të jetë partnere e mirë, e fortë për Shtetet e Bashkuara. Nuk kemi të parapëlqyer në politikën e të tjerëve; punojmë me qeveritë që dalin nga zgjedhjet e lira, të drejta e demokratike. Duket që ka rrugë shumë të qartë përpara drejt një qeverie të fortë në Kosovë, që mund të jetë partnere e tillë e Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Mobi Casa

Palmer shtoi se opozita duhet të jetë lojale ndaj qytetarëve të saj dhe të qëndrojë në Kuvend kur zgjidhet presidenti.

“Sa i përket zgjedhjeve për presidencë, ne mendojmë se ato parti që do të jenë në opozitë, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë lojale – lojale jo ndaj qeverisë, por lojale ndaj shtetit. Të bëjnë punën e tyre, të jenë të pranishëm, të sigurojnë që ka kuorum për të votuar dhe që institucionet të mund të funksionojnë. Gjëja e fundit që i duhet Kosovës janë zgjedhjet tjera. Kosovës i duhet një qeveri, një president dhe rrugëtim përpara drejt Evropës”, ka deklaruar Palmer./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.