FIDANISHTJA

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 të vdekur dhe 592 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në raportin e bërë publik për 24 orët e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (KSHPK), ka njoftuar se 6 persona kanë vdekur nga COVID-19, kurse janë regjistruar edhe 592 raste të reja të infektuarve me këtë vitrus, nga 3,177 teste të kryera.

ISHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3,177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 592 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç)”, njofton IKSHPK, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Numri total i rasteve pozitive është 72,500 raste nga 325,707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,640 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61,685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9,175.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 218 raste, Pejë 62 raste, Gjakovë 35 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 32 raste, Gjilan 31 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Obiliq 21 raste, Podujevë 17 raste, Skenderaj 17 raste, Kamenicë 15 raste, Ferizaj 14 raste, Suharekë 9 raste, Viti 8 raste, Drenas 7 raste, Kaçanik 7 raste, Prizren 7 raste, Deçan 6 raste, Lipjan 6 raste, Istog 5 raste, Dragash 3 raste, Malishevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Mamushë 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kllokot dhe Rahovec”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.