FIDANISHTJA

Ben-Meir: Kurti po bën gabim të madh, ky është mesazh i qartë se ku qëndron ai në strategjinë gjeopolitike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben-Meir, vlerëson se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëri gabim të madh kur i premtoi Turqisë se do ta shqyrtojë vendimin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, raporton Gazeta Express.

Ben-Meir tha se ky veprim i Kurtit tregon se ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike.

“Albin Kurti po bën një gabim të madh duke e lavdëruar Erdoganin, diktatorin e pamëshirshëm i cili është i përqëndruar në përhapjen e agjendës së tij islame në gjithë Ballkanin. T ‘i premtosh Turqisë se ′′vendi ku do të gjendet ambasada e Kosovës në Izrael është për t’u konsideruar′′, është mesazh i qartë se ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike – ky është një hap i gabuar”, shkroi ai.

Hidromorava

Ben-Meir tha se në vend të kësaj, Albin Kurti do të duhej t’i hetonte marrëveshjet e dyshimta të nënshkruara nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili, siç thotë ai, i ka dhënë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan kontroll mbi pasuritë kryesore të Kosovës.

“Në vend të kësaj, Kurti duhet të kërkojë hetim për marrëveshjet e dyshimta që ka nënshkruar ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili i ka dhënë kontrollin mbi pasuritë kryesore të shtetit Erdoganit. Nëse Kurti me të vërtetë dëshiron ta luftojë korrupsionin, kjo është mundësia e tij për ta filluar”, ka shkruar Ben-Meir. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.