KKVITI

Besëlidhja e Lezhës, Kurti: Politikisht na nevojitet një Skënderbe madhështor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti deklaroi se Besëlidhja e Lezhës paraqet një nga datat më të rëndësishme të kombit shqiptar në historinë e tij.

Gjatë një tribune organizuar sonte nga Lëvizja Vetëvendosje në platformën online, me rastin e 577-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, Kurti foli për rëndësinë e kësaj ngjarjeje në historinë e kombit shqiptar.

“Besëlidhja e Lezhës shënon një pikët të rëndësishme në historinë e shqiptarëve. Politikisht, na nevojitet një Skënderbe që është kompleks e madhështor, shumë më tepër se i thjeshtë dhe i madh, dhe në këtë mënyrë i kontribuojmë edhe historisë dhe ardhmërisë me politikën e hollë midis të dyjave këtyre”, tha Kurti.

FIDANISHTJA

Besëlidhja e Lezhës shënon një hap përcaktues përpara në historinë kombëtare për bashkimin e tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare por edhe ofron frymëzim për nisma të tjera në të ardhmen, po aq të rëndësishme.

Mbi parimet e Besëlidhjes së Lezhës, katër shekuj më vonë, u themelua edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Besëlidhje të tjera autentike kombëtare, të cilat bazoheshin në kodeksin shqiptar të organizimit për mbijetesë në kushte dhe rrethana të caktuara të historisë, ku ekzistenca e kombit shqiptar u vu në rrezik dhe përgjigja shqiptare ishte e fuqishme për të ndaluar planet dhe vendimet e huaja që binin ndesh me vetë mbijetesën dhe krijimin e një shteti shqiptar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.