UBT

Valmir Sylejmani futbollisti që po i vije Kosovës

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Njëri ndër talentet e mëdhenj të futbollit të Kosovës padyshim është edhe mesfushori me prej ardhje nga Cërnica e Gjilanit Valmir Sylejmani i cili në ndeshjen e fundit në mesë Kosovës e Ishujve Faro patë paraqitje të shkëlqyeshme.

Valmiri i cili këto dit është në pushime në Kosovë çdo mundësi që i ipet menjëherë vjen në Kosovë duke shprehur dashurin e tij ndaj vendit të tij edhe pse ky futbollist ka lindur në Gjermani ai me zemër gjithmonë është pran popullit të Kosovës.

Djaloshi flokëverdhë i cili patë paraqitje të mirë tek skuadra e Budensligës Gjermane Hanover 96 për fat të keq klubi i tij në stinorin e ardhshëm do të bën pjesë në Ligën e dytë të Gjermanisë.

”Kam ardhur për pushime në Kosovë shfrytëzoj çdo moment të vijë tek të afërmit e mijë zemra gjithmonë më rrahë për Kosovën në këtë edicion të garave me klubin e Hanover96 kam pasur paraqitje të mirë por na munguan sukseset pasi kishim një skuadër shumë të re por shpresoj se me kualitetin që ka skuadra shumë shpejt do të rikthehet në Budensligën Gjermane.

Valmiri zbulon se ka kontratë edhe një vit me Hanover96, por asgjë nuk ka konkrete.

”Ende nuk kemi biseduar lidhur me kontratën time shumë shpejt do ta qartësojmë me krerët e klubit por duhet të jetë gjithçka mirë gjerë sa të fillon afati kalimtar i futbollistëve” bën të ditur mesfushori Sylejmani.

Djaloshi 20 vjeçar është shumë i lumtur që për herë të 4-të po djersit fanellën e Përfaqësueses së Kosovës dhe për këtë shumë krenar.

UBT

”Është nder ta vesh fanellën e vendit tim kjo është ëndërr e çdo futbollisti kemi pasur një paraqitje tejet të mirë e gjithë skuadra dhe rezultati nuk mungoi me paraqitjen time ka qenë i kënaqur edhe përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaku dhe gjithë stafi i tij”
shprehet Valmir Sylejmani.

Valmiri nuk e lenë pa përkujtuar edhe kampionatin Evropian të futbollit i cili do të fillon edhe pakë ditë si çdo futbollist edhe Valmiri ka parashikimet e tij. “Shpresoj se Kombëtarja e Shqipërisë do ta kalon rrethin e parë që do të ishte një sukses shumë i madh pasi në mesin e sajë ka disa futbollist cilësor por Kampionateve të tilla asnjëherë nuk i dihet shumë skuadra të mëdha nganjëherë që në rrethin e parë kanë shkuar në shtëpi për këtë arsye futbollistët e kombëtares së Shqipërisë duhet të japin më të mirën që dinë për tu kualifikuar në rrethin e dytë të këtij Kampionati” thekson Sylejmani.

Valmir Sylejmani është mjaftë i kënaqur me talentet e Kosovës i cili sipas tij janë në një numër të madh, por kushtet janë shumë të dobëta.

”Kosova ka talent të futbollit, por fatkeqësisht nuk kanë kushte ju mungon profesionalizmi, fushat e futbollit, trajnerët profesional pastaj strukturat udhëheqëse nëpër klube nuk janë profesionale kontrollet mjekësore, të gjitha këto bëjnë që talenti i tyre të shuhet që në moshën e re kjo është për gjynah për këta futbollist por me pranimin në UEFA e FIFA shpresoj se gjërat do të vijnë në vendin e vetë, bën të ditur 20-të vjeqari Valmir Sylejmani

I dashuruar në shtetin e Kosovës në popullin e sajë Valmiri gjithmonë me zemër të hapur dëshmoi edhe kësaj radhe kurë gjatë qëndrimit të tij këto ditë në Kosovë kishte dalë të luante futboll me disa qytetarë të Gjilanit duke krijuar emocione te bashkëfutbollistët dhe
qytetarët e ndryshëm të cilët luanin futboll.

Shumë qytetarë të pranishëm gjatë intervistës sonë deklaruan se jemi krenar që kemi një futbollist çfarë është Valmir Sylejmani./sylejman ismajli/rajonipress/