FIDANISHTJA

Mustafa: Deri në fund të javës e caktojmë datën për Kuvendin, aty vendoset për kryetarin e ri të LDK’së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një përgjigje për Gazetën Express ka treguar se deri në fund të kësaj jave do të caktohet data për mbajtjen e Kuvendit të LDK’së nga ku do të dalë shefi i ri i partisë.

“Deri në fund të javës do të caktohet data e mbajtjes së Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të LDK-së”, ka thënë Mustafa për Express.

I pyetur rreth kandidaturës së Anton Qunit dhe emrave të tjerë të përfolur për pozitën e të parit të LDK’së, Mustafa ka thënë procesi është i hapur për pretendentët dhe propozimet që mund të bëhen në Kuvendin zgjedhor të LDK’së.

“Procesi është i hapur për pretendentët dhe për propozime në Kuvend”, ka shtuar tutje kreu në dorëhqeje i LDK’së.

Uji Dea

Ndërkohë sa u përket akuzave të bëra drejt tij se po dëshiron që të imponojë emrin që do ta pasojë në karrigen e të parit të LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se kryetarin e ri e zgjedh Kuvendi i LDK’së.

“Për Kryetarin e ri vendosë Kuvendi i LDK-së”, ka përfunduar Isa Mustafa për Express.

Dorëheqja e Mustafës nga pozita e shefit të LDK’së ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, prej ku LDK’ja ka performuar më së keqi në historinë e saj, që nga themelimi.

Me Hotin si kandidat për kryeministër, LDK ka marrë pak më shumë se 100 mijë vota, duke shënuar rënie prej 50 %, krahasuar me zgjedhjet e tetorit 2019./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.