ARKATANA

Bunjaku: Dua që më sport të bëhem ambasador i vendit tim, mrekulli nëse vjen Xhaka dhe Shaqiri

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Realizatori i golit të parë në fitoren 2:0 të Kosovës ndaj Ishujve Faroe, Albert Bunjaku, gjatë një interviste për mediet italiane, ka thënë se dëshiron të bëhet një ambasador i Kosovës me rezultatet e mira të arritura në sport.

Bunjaku është lojtar që e ndjek historia të Kosova. Ai ka shënuar golin e parë pas lejimit të miqësorëve të Kosovës nga FIFA, e po ashtu shënoi golin e parë edhe në ndeshjen e parë zyrtare pas pranimit në shtëpinë më të madhe të futbollit.

Mobi Casa

Ai po ashtu thotë se do të ishte mrekulli nëse thirrjes së Kosovës i përgjigjen lojtar si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
“Me rezultatet tona në sport, unë dua të bëhem një ambasador i vendit tim. Ne të gjithë e dëshirojmë atë. Do të ishte mrekulli nëse lojtar si Xhaka dhe Shaqiri vijnë të luajnë me ne, por ato janë vendime personale”, ka deklaruar Bunjaku, përcjell Indeksonline./Indeksonline/