Eko Higjiena

Kryeministri Hoti reagon ashpër për ndërhyrjen e Beogradit në votat boshnjake

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në këto zgjedhje parlamentare, partitë boshnjake morën shtatë mijë vota më shumë se herën e kaluar.

Kjo madje, edhe në zonat ku nuk ka fare banorë të këtij komuniteti.

Ky fakt solli në dyshimet se Lista Serbe ka ndërhyrë në procesin zgjedhor për ulëset e garantuara, në mënyrë që t’i kontrollojë rreth dy të tretat e deputetëve të pakicave.

Cak i akuzave është iniciativa e Adriana Hoxhiq e cila po thuhet se është ndihmuar nga votat e serbëve të Kosovës. Një grup prej 49 organizatave të sektorit civil të boshnjakëve të Kosovës ka reaguar duke thënë se nuk e pranojnë rezultatin.

”U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që t’i adresojnë seriozisht këto fenomene antikushtetuese dhe të anulojnë mandatet e paligjshme sepse ato janë në kundërshtim me garancitë e përfshira në Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

UBT

Këtë ndërhyrje e quan të paprecedentë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili tha se subjektet shqiptare asnjëherë nuk kanë pasur tendencë të ndërhyjnë në zgjedhjen e përfaqësuesve të komuniteteve.

Në një përgjigje për Klan Kosovën, ky tha se institucionet përkatëse dhe monitoruesit vendorë e ndërkombëtarë duhet ta trajtojnë këtë çështje.

”Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë duhet të jenë të zgjedhur nga komunitetet përkatëse pa asnjë ndërhyrje, siç ka qenë në legjislaturat paraprake dhe siç e përcakton fryma e kushtetutës. Ndërhyrja që duket qartë se ka ndodhur në këto zgjedhje është e papranueshme, sepse bie ndesh me parimet dhe frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Hoti.

Nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës thanë se po presin certifikimin e rezultateve zgjedhore të 14 shkurtit që t’i adresojnë edhe reagimet e ty

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.