Dionis Avdijaj: Jam gati për rikthimin tek Schalke
Talenti shqiptari i Schalke 04, Dionis Avdijaj, do të rikthehet tek ekipi gjerman pas një periudhe të gjatë huazimi tek ekipi austriak i Sturm Graz.
Shqiptari ka folur për të përditshmen Sport Bild. “Graz më ka kthyer në një burrë. Jam rritur goxha. Tani jam aq i pjekur sa duhet për Schalke-n.” ka deklaruar sulmuesi.
Avdijaj ka një klauzolë me Schalken për prishjen e kontratës me vlerë 49 milion euro, duke qenë një nga klauzolat me shifra më të larta në klubet gjermane. Kontrata e tij skadon në 2019.
Sulmuesi luajti për 1 vit e gjysëm me klubin austriak duke shënuar 13 gola në 45 takime.


