Celina: Mund të bëhem më i fortë
Bersant Celina beson se mund të përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen. Futbollisti kosovar është golashënuesi më i mirë i rezervistëve të Manchester Cityt, ndërsa shpreson që nga sezoni i ardhshëm të bëhet pjesë e rregullt e ekipit të parë të “Citizens”, raporton Zëri.
“Objektiv imi është të bëhem sa më i mirë të jetë e mundshme. E di se mund të jem më i mirë nëse dua. Besoj se mund të përmirësohem”, është shprehur 19-vjeçari për mediat norvegjeze.
Ai ka folur edhe për fillimin e karrierës, të cilën e kishte nisur së bashku me vëllain e tij, por në fund Bersanti ishte ai që arriti sukses. Ai e kishte nisur karrierën në Drafn dhe më pas ka shkuar në Stromsgodset, për të vazhduar më pas në Angli, ku luan qëkur ishte 15 vjeç. /Zëri/

