UBT

Osmani para ushtarëve të FSK-së: Synimi për këtë 13-vjetor, anëtarësimi në familjen e popujve evropianë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, u.d presidentja Vjosa Osmani tha se synimi për këtë vit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO, raporton Ekonomia Online.Osmani tha se Pavarësia nuk do të mund të arrihej pa presidentin e ndjerë Ibrahimi Rugova, komandatin Adem Jasharin si dhe dëshmorët e rënë për liri.

“Kam kënaqësi që jam para jush për ta rikujtuar krijimin e shtetit tonë.Ky shtet është bërë nga gjaku i dëshmorëve nga rezistenca e pathyeshme. Madhështia e popullit tonë është në madhështinë e secilit prej jush”, tha ajo.

KKVITI

“Rruga të cilën e ndoqëm nuk ishte e lehtë dhe u deshtë shumë mund i grave dhe i burrave.Ne duhet ta mbrojmë këtë ditë të bekuar ngase nuk ka dashuri më fisnike se ajo e atdheut tëndë. Pavarësia nuk do të arrihej pa presidentin Rugova dhe komandatin Jashari me familje dhe të gjithë dëshmorëve. Nga një vend që përjetoi luftën se sot po bëjmë hapa për të bërë kontribut për paqe në vende të tjera. FSK-ja është ushtria më e re në botë dhe gjatë gjithë kësaj kohe FSK-ja po punon në realizimin e synimit të anëtarësimit në NATO”, ka thënë Osmani.

Tutje, Osmani tha se vendit i duhet solidaritet ndër institucional.“Na takon të gjithëve që çdo ditë ta bëjmë të pamundshmen ta ndërtojmë një platformë që synon këndelljen e vendit”, shtoi ajo.“Synimi i vendit tonë në familjen e popujve evropiane në këtë 13 vjetor shtetin tonë e konsiderojmë të shenjtë dhe të garantojmë tërësinë territoriale të vendit tonë”, ka thënë Osmani në përfundim të fjalimit./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.