UBT

Kurti flet pas zgjedhjeve: Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lideri i VV’së, Albin Kurti ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë duke falënderuar të gjithë që morrën në pjesë.

Ai ka thënë se në qeverisjen e tij nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt por ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi për ato që janë bërë deri më tani.

Fundamenti

“Ishin zgjedhje të jashtëzakonshme. Është një lajm i mirë për Republikën e Kosovës dhe vitet e ardhshme që vijnë”, tha ai.

“Qytetarët sot u bënë bashkë dhe morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetua vullneti i qytetarëve. Me orë të tëra kanë qëndruar në acar dhe kanë udhëtuar me orë të tëra për të votuar. Ky referendum u fitua .është dicka e pashembullt në Kosovën e pasluftës. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar sot. Dua të falënderoj te gjithë komisionerët dhe aktivistët që u angazhuan që të kemi një proces të mirëfilltë motiv. Dua të falënderoj mërgatën për mijëra kilometra të udhëtuara, për qindra euro të shpenzuara vetëm që të kryejnë obligimi ne tyre e të votojnë. Me veprimin tuaj e keni treguar dashurinë për atdheun e juaj. Dua të falënderoj policët të cilët qëndruan për orë të tëra në gatishmëri në këtë proces. Dhe dua të falënderoj edhe ata që i dua më së shumti, aktivistët e VV’së. Dua të falënderoj edhe kundërshtarët. Pa ta nuk ka kuptim demokracia. Na pret shumë punë e angazhim. Rruga përpara është e gjatë dhe do të ketë pengesa, do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt por do të kërkojmë përgjegjësi. Kjo ditë do të mbahet mend nga gjeneratat që do të vijnë si ditë kur fitorja u erdhi qytetarëve”, tha ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.