Eko Higjiena

I rritet vlera Kombëtares para Kampionatit Evropian

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Përfaqësuesja e huaj më “italiane” se çdo tjetër, me plot pesë futbollistë në rradhët e saj që aktivizohen në Seria A dhe Seria B, plus trajneri Gianni De Biasi, i cili e ka udhëhequr në një kualifikim të shkëlqyer dhe të papritur drejt fazës finale të Kampionatit Europian.

Një arritje që merr vlerë akoma edhe më të madhe nëse vlerësohet fakti që renditet në vend të tretë nga fundit, sa i përket kriterit të Vlerës në Merkato të kontigjentit kuqezi.

Hidromorava

Në këtë aspekt, Shqipëria ka lënë pas vetes Irlandën e Veriut dhe Hungarinë, ndërkohë që në grupin e saj, la pas dy ekipe më të përgatitura se ajo vetë, si Danimarka dhe Serbia.

Pas rishikimit dhe rifreskimit më të fundit të vlerave të merkatos, konstatohet se kontigjenti kuqezi tashmë mbart një vlerë të rritur ndjeshëm në merkato me një sërë futbollistësh, të cilët tashmë kanë një vlerë më të lartë në merkato: Hoxha (+0,05), Mavraj (+0,25), Lenjani (+0,25), Abrashi (+0,25), Cikalleshi (+0,5), Ajeti (+0,5 në 1,5 milioni) e Memushaj (+0,6 në 2 milioni). Mbi të gjithë këta, ai që është edhe më i njohuri mes futbollistëve të Shqiëprisë, Hysaj (+3 në 12 milionë), duke u konfirmuar kështu si ylli më shkëlqyes i kësaj përfaqësuese. Ndërkohë, bie vlera për Shehin (-0,025) dhe Roshin (-0,1), teksa nuk nryshon pozicionimi për shumë të tjerë, mes të cilëve edhe Basha e Berisha./telesport/