“Futbolli bëri që të festojë një komb i tërë”
Ergys Kaçe gjatë një interviste për medien greke ‘Gazzetta’, ka deklaruar se kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016, është realizim i një ëndrre të madhe për popullin shqiptar.
23 vjeçari është përfshirë në listën prej 23 lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Evropian në Francë, ku për herë të parë marrin pjesë në një kompeticion të këtij lloji.
“Po, kjo ka ndodhur pasi që ishte hera e parë që futbolli bëri që të festojë një komb i tërë. Për të gjithë kjo ishte një ëndërr që kanë pritur gjatë”, ka deklaruar Kaçe kur është pyetur për pritjen e bërë në Shqipëri kur u kthyen pas fitores nga Armenia./Indeksonline/


