Januzaj në prag të huazimit te kjo skuadër
Galatasaray ka shfaqur interes për të transferuar Adnan Januzaj nga Manchester Unitedi.
Ky transferim pritet të jetë në formë të huazimit pasi kjo është preferenca e Djajve të Kuq.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sipas medieve në Turqi besohet se Galatasaray tashmë ka bërë ofertën dhe në ditën në vazhdim pritet edhe finalizimi i marrëveshjes.
Adnani është i gatshëm të largohet nga Old Traffordi pasi dëshiron sa më shumë minuta në fushë. /Telegrafi/


