‘O sa mirë me qenë shqiptar’
Të gjithë mbështetësit e Kombëtares shqiptare do të kenë mundësinë ta dekorojnë foton e profilit të tyre në Faceboook me ‘O sa mirë me qenë shqiptar’. Tani më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për tifozët shqiptarë, për t’i mbështetur në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’ që nis me 10 qershor.
Siç jemi mësuar të shohim që fotoja e profilit të Facebook të dekorohet me logo të Barcelonës, Real Madridit, Milanit, Juventusit, Manchester Unitedit apo edhe shumë gjigantëve tjerë Evropian, tani tifozët do të kenë mundësinë ta bëjnë edhe për Kombëtaren shqiptare.
‘O sa mirë me qenë shqiptar’, është slogani që përdoret në këtë foto për të dekoruar foton e profili të Facebookut për ‘Euro 2016’.
Ky është linku ku mund ta bëni një gjë të tillë. /Express/


