Fundamenti

Ku shkojmë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Poezi nga Arben Kurteshi

Ku shkojmë ne kur na merr gjumi
Kur mbyllim sytë, ëndërrojmë
Atje lart, diku në qiej
Kur hapim krahët, fluturojmë!

Hidromorava

Ku shkojmë ne, kur na merr gjumi
Atje diku, ku s’ka kufi
Ku shpresat tona, kurrë nuk vdesin
Ku gjithçka është, mrekulli!

Ku shkojmë ne, kur na merr gjumi,
Dhe kur prapë, sytë hapim vet
Kur sheh shumëçka, rreth e rrotull
Kur ne kthehemi n’realitet!