Eko Higjiena

Letër publike nga Bashkësia Lokale e Karaqevës për kryeministrin Hoti

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – I nderuar kryeministri Hoti ishe i pranishëm në gurethemelin në Rahovecë, ne u gëzuam shumë për këtë veprim mirëpo kthehu edhe pak nga Kamenica, pse qëndrove e heshte dhe nuk reagove. Merr guximin dhe hapi shkollat sepse je vet profesor universitar dhe nuk duhet lejuar mbylljen e shkollave, ktheja buzëqeshjen kësaj komune dhe qytetarëve, nxënësve dhe tërë personelin arsimor.

Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës mbesim me shpresë që të mbajmë një takim me kryeministrin dhe të i’a tregojmë të gjitha hallet dhe kjo kërkesë e Bashkësia Lokale të merret parasysh dhe të kalojmë në anën pozitive, që këto shkolla do të hapen.

Fundamenti

Urojmë që në drejtimin tënd kryeministër Hoti të ndodhë kjo hapje sepse jemi nën ombrellën tënde, njoftoi të gjithë ministrat dhe bëj presion që të vazhdojnë punën këto shkolla, duke shfuqizuar të gjitha vendimet. Jemi krenar shumë nëse merr këtë hapë të rëndësishëm për hapjen e këtyre shkollave thuhet në reagimin e Bashkësisë Lokale në Karaqevë./rajonipress/