Në spektaklin futbollistik të finales fiton Prishtina
Prishtinë – Finalja e shumë përfolur në mes Prishtinës e Dritës në një ambient të madh futbollistik triumfon Prishtina me rezultat 2-1. Akteri i fitores së Prishtinës ishte zëvendësuesi Basil Khalif i cili hyri nga banka rezervë në minutën e 70 me dy golat e tij në minutën e 70, e 75 vulosi fatin e finalës së Kupës Digital të Kosovës.
Futbollistët e Dritës në minutën e 7-të mbetën pa mesfushorin e tyre Shqiprim Kelmendin i cili për shkak lëndimit u deshtë ta braktis fushën me lot në sy.
Në minutën e 30 Xhevdet Shabani pasi kalon tre mbrojtës mysafir pason bukur gjerë te Qëndrim Sejdiu i cili nga 13 metra gjen këndin e poshtëm të djathtë të portierit të Prishtinës Visar Bekaj duke sjell skuadrën e tij në epërsi 1-0
Futbollistët e Prishtinës të vetmin rast serioz e patën gjatë pjesës së parë në minutën e 43 Endrit Krasniqi gjuan me kokë nga 8 metra jashtë portës.
Në pjesën e dytë qendër sulmuesi i Dritës Alban Shillova në minutën e 47 gjuan nga 18 metra por portieri i Prishtinës Bekaj ishte në vend.
Rast ideal patë në minutën e 61 Xhevdet Shabani bukur lobon portierin Bekaj por në momentin e fundit topin largon nga porta mbrojtësi i Prishtinës Miloviq.
Në minutën e 63 kurë iniciativa kishte kaluar në anën e Prishtinës Lushtaku nga 10 metra godet shtyllën pingule të portierit të Dritës Halimi.
Në minutën e 70 në fushë hyn Nigeriani Basil Khalif në vend të Hysenit në kontaktin e parë me top Khalif me kokë nga 8 metra gjen portën e Halimit të Dritës duke barazuar në 1-1.
Pesë minuta më vonë në minutën e 75 Krasniqi edhe njeher gjen Khalifen e ky nga 12 metra me gjuajtje të furishme gjen rrjetën e Halimit duke ngrit epërsinë në 2-1
Futbollistët e Dritës kanë mundur shumë lehtë ta barazojnë në minutën e 80 sikur Armend Kastrati të mos dështonte i vetmuar nga 5 metra gjuajtja e tij përfundon drejt në duart e portierit të Prishtinës Bekaj.
Gjatë 90 minutave u tregua futboll cilësor në temperatura tropikale e veçanta e kësaj finale të DigiTalb Kupa të Kosovës ishin tifozët e Dritës “Intelektualët” të cilët udhëtuan në kryeqytet rreth 2 mijë prej tyre dëshmuan se me atmosferën e treguar se janë tifo klubi më i organizuar në vend dhe padyshim është futbollisti i 12 i Dritës .
Atmosferë të mirë krijuan edhe ,,Plisat e Prishtinës ndërsa në shkallët e stadiumit në Prishtinë ishin shum ftyra politike të estradës e të sportit në mesin e mysafirëve të ftuar ishin edhe tre zyrtar të UEFA-s .
Fituesi Prishtina do të paraqitet në garat ndërkombëtare të UEFA-s ndërsa si shpërblim do të marrin mbi 200 mijë euro.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës Sadat Pajaziti deklaroi:” Luajtëm një lojë të mirë gjerë sa patëm fuqi, bëmë disa gabime he kjo na kushtoi gjyqtarët pakë i ndihmuan Prishtinës , nuk mundëm më tepër pasi kemi edhe numër të kufizuar të futbollistëve por lëndimi i Kelmendit na prishi strategjinë e lojës Prishtina pat fat më të madh sot nga zemra i
falënderoj “Intelektualët” për mbështetjen e tyre më vjen keq për ta që sot nuk fituam i uroj nga zemra të gjithë janë të paparë”./rajonipress/
PRISHTINA DRITA 2-1 (0-1)
Stadiumi i Prishtinës në Prishtinë
Shikues rreth -17-të mijë
Gjyqëtar -Gashi, Preniqi, Berisha, Tahiri
Kartona të verdhë, Kukaj, Khalid, Miloviq, Bekaj , Dumani, (P), Shabani, Hashani, Halimi, Haliti, Berisha (D) Golashënues- Sejdiu min 30 (D) Khalid 70, 75 (P)
Prishtina – Bekaj, Thaqi, Miloviq, Kukaj, Dumani, Boshnjaku, Krasniqi, Osmani,(Elshani). Begolli,(Kelmendi) Lushtaku, Hyseni(Khalid)
Drita- Halimi, Berisha, Hashani, Byqmeti, Murati, Shabani, Kelmendi,(Shillova) Ramadani, Sejdiu,(Kastrati) Haliti, Hajdari (Baxhuku)


