Eko Higjiena

Vëllezërit Berisha frikësojnë norvegjezët, mund të luajnë për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pas humbjes së Bersant Celinës, norvegjezët janë shfaqur shumë të shqetësuar se pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, mund të humbasin edhe vëllezërit Valon dhe Veton Berisha.

Ky i fundit, për mediet norvegjeze ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të zgjedh Kosovën, edhe pse është ftuar për miqësoren Norvegji – Portugali.
“Unë ende nuk e kam menduar atë, por që patjetër do të pyetem për këtë”, ka deklaruar Veton Berisha që angazhohet në Freuther Furth.
“Unë ende nuk kam vendosur”, vazhdon 22 vjeçari, shkruan aftenposten.no, transmeton Indeksonline.

UBT

“Pasi Kosova është pranuar, nuk ka lojtarë që e ka refuzuar. Çdokush mund të vendos për të luajtur për Kosovën, edhe Valoni, i cili ka luajtur për Norvegjinë”, deklaroi Veton Berisha.

Ndryshe nga Vetoni, vëllai i tij Valoni tanimë ka regjistruar paraqitje për përfaqësuesen ‘A’ të Norvegjisë, por ende se ka gjetur golin./Indeksonline/