UBT

Jose Mourinho nuk e do Januzajn

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Jose Mourinho shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet në krye të Manchester United. Ende pa u emëruar trajner i Manchester Unitedit, mediat britanike kanë filluar të shkruajnë për lojtarët që i do Jose Mourinho dhe ata të cilët pritet t’i largojë nga ‘Old Trafford’.

Sipas mediave britanike janë pothuajse 10 futbollistë të cilëve do t’u tregohet dera, fatkeqësisht në mesin e tyre është edhe Adnan Januzaj.

Mesfushori me origjinë nga Kosova nuk bën pjesë në pjesë në planet e portugezit. Koha më e mirë e tij në United ishte nën urdhëratë e trajnerit David Moyes, ku kishte bërë 35 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola.

FIDANISHTJA

Në vitin e parë me Van Gaalin, Januzaj bëri 21 paraqitje në të gjitha garat. Një vit më vonë, ai u dërgua në formë huazimi te Borussia Dortmundi, duke mos bindur as klubin gjerman me paraqitjet e tij, për t’u rikthyer në ‘Old Trafford‘

Që nga rikthimi në ‘Old Trafford’, Januzaj ka dështuar që t’ tregojë aftësitë e tij duke bërë vetëm shtatë paraqitje. Tani sipas mediave britanike as Mourinho nuk e do në skuadër dhe zgjidhja e vetme për kosovarin është që të gjejë një klub që do t’i ofronte me shumë minuta në këmbët e tij. /Express/