Eko Higjiena

Shoqëria kosovare – shoqëri e paradokseve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sali Bytyqi – Në Kosovë – kjo që them është lehtë e verifikueshme – burgjet kanë standard më të lartë se spitalet në çdo aspekt: në hapësira, në higjienë, në rroba të fjetjes, po edhe në ushqimin më cilësor!

Personalisht nuk mendoj që të burgosurit nuk duhet të trajtohen në mënyrë humane, por që njerëzit që kanë rënë ndesh me ligjin të trajtohen më mirë se njerëzit e sëmurë, kjo për mua nuk ka kuptim.

Në Kosovë – edhe kjo është lehtë e verifikueshme – ndahen para nga buxheti për trajtimin e qenve endacakë: kapen, trajtohen dhe lëshohen në vende të veçanta, ndërkaq për njerëzit me e sëmurë mendërisht: të krisur, skizofrenë, të lindur me të meta mentale etj., nuk ndahet asnjë para për trajtimin e tyre, si dhe për vendosjen në hapësira të veçanta, po ata vazhdojnë të shëtisin lirisht, edhe duke e rrezikuar jetën e njerëzve normalë.

Hidromorava

Për të parë se vërtet këta njerëz janë lënë të lirë të bredhin rrugëve, mjafton të dalësh 5 minuta në sheshin “Nëna Tereze”, me ç’rast do të shohësh së paku 5 të tillë.

Po ç’është më e keqja, të sëmurë të tillë jo që nuk trajtohen, po nga shoqëria jonë ndodh që ndonjë të tillë edhe të financohet. Këtu po përmend rastin e një të krisuri, i cili i fyen intelektualët: shkrimtarë, gazetarë, artistë; i shan ata, i kërcënon se do t’i rrahë, apo edhe vërtet u sulet me grushte e, të cilin, në vend që ta izolojë dhe ta trajtojë në ndonjë vend të posaçëm, shoqëria jonë e financon si botues apo si organizues manifestimesh letrare!!!