Eko Higjiena

Ndahet nga jeta arsimtari i historisë Nehat Rrahmani

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sot, nga ne u nda edhe një arsimtar! Sot ndërroi jetë arsimtari i historisë, Nehat Rexhep Rrahmani, në moshën 75 vjeçare ! Arsimtar Nehati lindi më 15.09.1945 në Përlepnicë! Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen gjimnazin,, Zenel Hajdini” në Gjilan! Me pastaj, Shkollën e Lartë Pedagogjike, drejtimin gjeografi-histori në Gjakovë në vitin 1966! Në vitin 1969/70 për herë të parë filloi të punoj si arsimtar i lëndës së gjeografisë dhe historisë në Bresalc të Gjilanit!

Nga viti 1971/1977 vazhdoi të punoi në shkollën fillore të Cërnicës se Gjilanit! Me pastaj në vitin 1977 /1981 kalon te punoi në Shkollën fillore, “Thimi Mitko” në Gjilan!

Nga viti 1981 deri në vitin 1990 vazhdoi punën e arsimtarit në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan! Ndërsa, nga viti 1990 deri në vitin 2010 ku edhe u pensionua, punoi në vendlindje,në shkollën fillore “Skënderbeu”!

Arsimtari Nehat Rexhep Rrahmani, ishte një arsimtar i dashur për nxënës, prind, dhe shumë i afërt me qytetarët përlepnicas! Ishte njeri ndër kuadrot e para të lëndës se gjeografisë e historisë nga Përlepnica! Arsimtari, shquhej edhe në aktivitete të lira, në organizimin dhe ndihmesën e rinisë përlepnicase!

ARKATANA

Aktiviteti i arsimtar fillon si i ri, si nxënës i shkollës fillore, në grupin dramatik të shkollës! Kështu që, me angazhimin e Arsimtarit, gjersa ishte kryetar i rinisë në Përlepnicë në vitin 1974 themeloi edhe Shoqërinë Kulturore Argëtuese apo SH. K. A.,, Kosovarja”! E cila shoqëri ishte njëra ndër shoqëritë e para, e themeluar në Komunën e Gjilanit! Me angazhimin e arsimtarit, ne si Përlepnicë, shumë vite, kemi pasur vendet e para si në futboll, basketboll, gjatë garave që mbaheshin në Gjilan! Karakteristikë tjetër, që dallohet te veprimtaria e arsimtarit Nehat ishte çështja kombëtare! Gjithëher, angazhohej, merrte detyra dhe i kryente me përpikëri! Arsimtari, ishte i drejtë përdrejt, gjëra i thonte troç, në takime, në diskutime ishte i prerë, e thonte pa ekuivoke, e thonte në sy!

Gjithëherë, arsimtarin i qëndronte besnik fjalës së thënë dhe të dhënë , edhe në kohët më të vështira, që kalonte populli shqiptar! Edhe pse ishte i ri,student në vitin 1968 me plis në kokë barti flamurin kombëtar, nga Përlepnica gjerë në Pogragjë në një dasmë të kushëririt të tij mësuesit Nijazi Xhelili!

Për herë të parë, u shpalos flamuri kombëtar me 13 tetor 1968 në duar të arsimtarit Nehat! Kjo, ishte një ditë historike për përlepnicasit por, edhe për historianin e ri Nehat Rexhep Rrahmani! Arsimtari Nehat, la gjurmë të pashlyera në jetën e tij, la një familje të shkolluar dhe edukuar! Është familje, për model! Është e vështirë në këto momente të shkruaj për një intelektual, i cili u nda sot nga familja, nga shoqëria e bashkëqytetarët!

Por, ishte edhe krenari për ne që e kishim në mesin tonë, e donte sportin, muzikën, ishte i këndshëm për biseda, i shoqërueshëm ! Prandaj, me këtë rast i përcjelli ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqët, shokët, kolegët e nxënësit e arsimtarit, si dhe bashkëqytetarët përlepnicas! Lavdi, jetës e veprës së arsimtarit Nehat Rexhep Rrahmani!./nuhi nuhiu/rajonipress/