Kapiteni i Kombëtares drejt mbylljes së karrierës
Agim Cana e ka pranuar se djali i tij po shkon drejt fundit të karrierës si futbollist profesionist.
Agim Cana e ka pranuar se djali i tij po shkon drejt fundit të karrierës si futbollist profesionist
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, e ka pranuar se pas Euro 2016 do të heqë dorë nga Shqipëria, por duket se në vitin 2017 do t’i var krejtësisht atletet.
Këtë e ka bërë të ditur babai i Canës, i cili ka thënë Loriku nuk planifikon të largohet nga Franca.
“Ka shumë plane. Akoma nuk janë vendosur në detaj, pasi që janë disa vendime që duhet të merren pak më vonë, pas kampionatit Evropian, pasi që Loriku deri në vitin 2017 ka kontratë me klubin në të cilin luan aktualisht”, ka thënë Cana.
“Do të vazhdoj me futbollin apo jo, nuk është i sigurt 100 për qind. Por në momentin që do të merren vendimet, do të flasim dhe deklarohemi zyrtarisht. Por, ajo çfarë unë mendoj është se Loriku do të jetë gjithmonë me futbollin, pasi ka shumë kualitet, njeh të gjitha politikat e futbollit evropian, flet shumë gjuhë, ka përvojë të madhe në jetë, dhe është shumë i afte për futbollin. Edhe futbolli ka nevojë për një sportist sikur është Loriku”, shtoi babai i kapitenit. /Express/


