Tetori
Poezi nga Ramadan Mehmeti
Po ftohet moti
Po shkurtohet dita,
Edhe ora ndryshoi
Tha e vogla Nita.
Shiu na viziton
Gjithnjë e më shpesh,
Po nisin gjethet
Të shtrohen në shesh.
Duket dhe mali
Po frymon ndryshe,
Më trashë po vishen
Gjyshër e gjyshe.
Nxënësit në klasa
Mësimit i janë përkushtuar,
Duket me natyrën
Janë duke garuar:
Diturinë e shtojnë,
Si ngjyrat në mal,
Lumin e mbarësive
Dot kush s’e ndal.


