FIDANISHTJA

E konfirmon Policia: Haki Rugova është arrestuar

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Është arrestuar kryetari i Istogut Haki Rugova.

Në pyetjen e Expressit për rastin e Rugovës, Policia e ka konfirmuar se janë intervistuar tre të duashuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) më, 09.10.2020 kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

FIDANISHTJA

Rugova dhe zyrtarët e tjerë janë dërguar në mbajtje.

“Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”.