ARKATANA

Major Remzi Azemi: Kërkojmë nga tifozët anim korrektë në derbin Drita – Gjilani

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – “Ne si gjithmonë jemi të përgatitur për të mirën e të gjithë sportistëve dhe qytetarëve të Gjilanit, me siguri në këtë derbi ne kemi shtuar kapacitetet tona për të mirën e të gjithëve me të vetmin qëllim që gjithçka të jetë në frymën sportive dhe të pranishmëve t’ju sigurojmë një ditë sportive të këndshme”, ka thënë Major Remzi Azemi.

Derbi në mes Dritës dhe Gjilanit i cili do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan ka zgjuar interesimin e jashtëzakonshëm tek dashamirët e futbollit anembanë Kosovës.

Duke pasur parasysh numrin masovikë të shikuesve të cilët pritet të jetë rreth 10.000 ka bërë që Policia rajonale e Komunës së Gjilanit të shtojë numrin e tyre për ruajtjen dhe rendin e qetësisë gjatë 90 minutave sa do të zgjasë ky takim.

“Ne si gjithmonë jemi të përgatitur për të mirën e të gjithë sportistëve dhe qytetarëve të Gjilanit, me siguri në këtë derbi ne kemi shtuar kapacitetet tona për të mirën e të gjithëve me të vetmin qëllim që gjithçka të jetë në frymën sportive dhe të pranishmëve t’ju sigurojmë një ditë sportive të këndshme”, ka thënë Major Remzi Azemi.

Mobi Casa

Azemi ka bërë të ditur se në çdo moment Shërbimi Policor i Kosovës është në disponimë të qytetarit për mirëqenien e tyre.
“Ne për 32 javë rresht kemi qenë të pranishëm në sigurinë e ndeshjeve të cilat i kanë zhvilluar Drita dhe Gjilani, duke dëshmuar se ne jemi për sportistët dhe ruajtjen dhe qetësisë në fushat e futbollit dhe kudo që paraqitet nevoja”, thekson Komandanti i Stacionit Policor të Gjilanit, Major Remzi Azemi.

Për tu njoftuar nga afër me rrjedhën e këtij derbi vetë Majori ka pasur takim me krerët e dy klubeve të tifozërisë.

“Kemi pasur takim mjaftë të frytshëm ju kemi bërë me dije se në asnjë çast nuk do të lejojmë dhunën në stadium, në të kundërtën çdo person i cili do të prish rendin dhe qetësinë në stadium do të arrestohet dhe do të dënohet sipas ligjit, por shpresoj dhe jam i bindur se dy klubet do ti marrin masat e tyre ndaj tifozëve të cilët i përkasin”, porositë Major Azemi.

Është një provim i të gjithë qytetarëve të Gjilanit që në këtë derbi të tregojnë kulturë sportive anim korrekt, dhe të bëhet spektakli në frymën sportive këtë e meritojnë qytetarët e Gjilanit duke e ditur se ky është derbi i parë pas pranimit në UEFA dhe FIFA./rajonipress/