Këngët më të bukura ia këndojnë Tugjecit
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –
Dallëndyshet më të lumtura dhe bylbylat e mëngjesit –
Këngët e zemrës më të bukura , ia këndojnë fshatit t’ Tugjecit!
Me ato këngë populli do t’ kënaqet ,
Bashkë me ta , kënaqën t’ 5 lagjet !
Lagjja e -I-rë, është lagjja e Kurtit –
Fis Krasniqi me trima t’ gurit !
Lagja e -II-të, është lagjja e Kosumit –
Ka dhanë trima me krahë të pëllumbit !
Lagjja e -III-të , është lagjja e Ismajlit –
Ka dhanë burra – trima t’ malit !
Lagjja e -IV-, është lagjja Pireva –
Ka dhanë trima për shumë treva !
Lagjja e -V-të , është lagjja e Buzakut –
Ka dhanë trima mbarë Gollakut !
Burra t’ bukës dhe t’ konakut ,
Trima t’ pushkës dhe t’ bajrakut !
Gjilan, më 08.10.2020 vj.
Demir KRASNIQI


