Lajm i madh për Valon Behramin, po bashkohet me ish trajnerin e tij
Skuadra angleze, Watford ka arritur marrëveshje me trajnerin italiana, Walter Mazzarri.
Strategu italian do ta drejtojë skuadrën angleze në dy vitet e ardhshme pak ditë pas shkarkimit të spanjollit, Quique Sanchez Flores.
Ky është lajm fantastik për Valon Behramin pasi që Mazzari ka besim të madh në futbollistin kosovar.
Mazzarri e kishte nën urdhëra Behramin për dy edicione te skuadra e Napolit./Indeksonline/


