Dhuna familjare nuk ndalet, gjilanasi kërcënon prindërit, në Viti sulmohet nusja e djalit
Gjilan – Dhuna familjare në rajonin e Anamoravës po rritet çdo ditë e më shumë. Në dy raste të ndara shihet për këtë fenomen në rritje. Në rastin e parë i dyshuari e sulmon nusen e djalit kurse në rastin e dytë ushtrohet dhunë ndaj prindërve.
Në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht renë e tij (nusen e djalit), viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Edhe në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovari pasi që i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë ndaj prindërve, duke i kërcënuar dhe duke ju kërkuar të holla. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

