Eko Higjiena

Ismajli: Gjendja e sotme dëshmon për një rënie të madhe të infeksionit në Gjilan

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – “Fatmirësisht në 24 orët e fundit kemi vetëm 3 raste pozitive, prej 170 mostrave të testuara. Gjendja në aspektin e menaxhimit dhe të parandalimit të Covid-19, është në nivelin më të mirë të mundshëm në Gjilan, falë edhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm të institucioneve të shëndetësisë, Policisë së Kosovës, emergjencave civile, bashkësive fetare dhe qytetarëve pa dallim. Gjendja që sot kemi prej numrit kaq të madh të mostrave na jep lajm të mirë, por nuk do të thotë se mund t’i neglizhojmë masat mbrojtëse. Masat mbrojtëse duhet të përdoren strikt, sepse fuqia e virusit është e njëjta dhe deri tani është dëshmuar se merr edhe jetën e qytetarëve”, ka thënë Arbër Ismajli.

Komiteti i emergjencave për parandalimin e virusit Covid-19, ka mbajtur mbledhjen, të cilën e ka udhëhequr nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në vlerësimin e gjendjes në 24 orët e fundit, është konstatuar një rënie e madhe e rasteve pozitive në Gjilan, ku nga 170 mostra të testuara vetëm 3 raste kanë rezultuar pozitive.

Në fjalën e tij nënkryetari Ismajli ka thënë se nga 170 mostra të testuara në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitive vetëm 3 raste.

Uji Dea

“Fatmirësisht në 24 orët e fundit kemi vetëm 3 raste pozitive, prej 170 mostrave të testuara. Gjendja në aspektin e menaxhimit dhe të parandalimit të Covid-19, është në nivelin më të mirë të mundshëm në Gjilan, falë edhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm të institucioneve të shëndetësisë, Policisë së Kosovës, emergjencave civile, bashkësive fetare dhe qytetarëve pa dallim. Gjenja që sot kemi prej numrit kaq të madh të mostrave na jep lajm të mirë, por nuk do të thotë se mund t’i neglizhojmë masat mbrojtëse. Masat mbrojtëse duhet të përdoren strikt, sepse fuqia e virusit është e njëjta dhe deri tani është dëshmuar se merr edhe jetën e qytetarëve”, ka thënë Ismajli.

Në bazë të statistikave që ka bërë publike Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, konfirmohet se Komuna e Gjilanit në përballjen me Covid-19, nga data 13 mars e deri më sot, ka gjithsej 936 raste pozitive, prej tyre të shëruar plotësisht janë 777 pacient, 41 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë 119 pacient, prej tyre 23 të hospitalizuar dhe me gjendje shëndetësore stabile./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.