Besart Gashi merr mbështetje maksimale nga Muhamet Ajrullahu, në pritje për të hyrë në librin e Guinesit
Gjilan – Besart Gashi ka finalizuar imazhin e heroit Agim Ramadani, ndryshe mozaiku më i madh në botë me kapse metali. Gashi ka thënë se janë vendosur hiq më pak 3.138.405 kapse metali ndërsa Muhamet Ajrullahu pronar i kompanisë “AR Katana” dhe nip i heroit Agim Ramadani thotë se Besart Gashi me mozaikun për Agimin do të regjistrohet dhe certifikohet në Librin e Guinesit duke thyer rekordin botëror.
Besart Gashi ka bërë një punë madhështore, një angazhim brilant dhe shumë sfidues në këtë kohë pandemie. Duke finalizuar mozaikun e heroit Agim Ramadani dhe duke vendosur hiq më pak se 3.138.405 kapse metalike ai synon të thyej rekordin botëror.
Për të arritur këtë synim të tij Gashi ka marrë përkrahje dhe mbështetje edhe nga Muhamet Ajrullahu, nipi i Agim Ramadanit. “Të nderuar miq jam shumë i bindur se së shpejti Besart Gashi me Mozaikun e Dajës Agim Ramadani do të regjistrohet dhe certifikohet në Librin e Guinesit me thyerjen e rekordit botëror” kishte shkruar Ajrullahu.
Gashi ndërkaq thoit se ka vendosur mbi 3.138.405 copa kapse metali, ka bërë 50 ditë punë, 400 orë emocion dhe krenari duke e finalizuar imazhin e Heroit Agim Ramadanit-KATANA. Ky Mozaik- imazh është më i madhi në botë me kapse metali. Ndjehem i lumtur dhe krenar si artist që për herë të parë në Trojet Shqiptare po e dërgoj në librin e Guinnessit një Hero Kombëtarë. Presim edhe pak ditë deri në konfirmimin zyrtar nga GËR – Guinness World Records ka shkruar Gashi./rajonipress/


